Lajme

Meta “i tërheq veshin” Monikës për fjalorin: Partitë politike s’jenë biznes familjar

Pas fjalimit të Monika Kryemadhit, Meta “ï ka tërhequr veshin” bashkëshortes së tij për fjalorin e ashpër. 

Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, tha Monika. 

Më pas, kreu i PL, i ka kërkuar të jetë e kujdesshme me fjalët që thotë. Po ashtu, ky i fundit ka hapur google duke i cituar se se partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar.

Shikoj një moskuptim të qartë se çfarë është nepotizmi. Kjo më habit për njerëz që kanë përvojë politike. Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Që do të thotë që nuk duhen bërë partitë si instrumenta biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Metës dhe familje të tjera që e kemi këtë problem nepotizmi, ” tha Meta.