Lajme

Meta sfidon kandidatët për kreun e PL: Kush zgjohet dhe vrapon më shpejtë se unë?

Kreu i PL, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me delegatët e Tiranës për Konventën Kombëtare që do të mbahet më 27 Prill.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka sfiduar ata që mendojnë se mund të kandidojnë për kreun e Partisë së Lirisë, teksa deri më tani i vetmi kandidat është vetë ish-presidenti.

Ai ndër të tjera tha se kushdo që kandidon, duket të zgjohet më herët se ai, apo edhe të vrapojë më shpejt se ai.

“Rilindja, kjo farë e keqe do të shembet. Ka programuar shpopullimin e vendit. Ne i shërbejmë popullit tonë dhe si asnjëherë më parë gjithë vendi i ka sytë të konventa e PL. Nëse ka kandidatë të tjerë le të dalin. Nëse ka një që hipën në paralele më lart se Ilir Meta, nëse zgjohet në herët se Ilir Meta, të vrapojë më shpejt se Ilir Meta. Epo tani sufllaqe nga qielli nuk bien më”, u shpreh Meta.