Shëndetësi

Meteorologia Tanja Porja: Debora do te vij shpejt, priten renie drastike e temperaturave

Sinoptikania e njohur Tanja Porja, ka treguar ndryshimin drastik që do të pësojë moti në vendin tonë pas datës 7 shtator.

Porja deklaroi se termometri do të pësojë një rënie prej 10 gradë celcius, ku nuk përjashtohen reshjet e para të dëborës në zonat e alpeve të Europës por edhe të Ballkanit.

Kjo situatë do të sjellë një rënie të madhe të temperaturave, ku moti i freskët pritet të zgjasë 5-10 ditë.

“Termometri do të ketë luhatje gjatë fundit të gushtit dhe fillim shtatori.

TS Poll - Loading poll ...

Parashikohet dy tre ditë të nxehta dhe dy tre ditë të freskëta.

Kështu do të jetë gjithë kjo situatë 10 ditëshin e parë të shtatorit.

Vlen të theksojmë që pas datës 7 shtator do të kemi një thyerje të tablosë termike, pra një rënie diku 10 gradë Celcius.

Presim reshje dëbore në zonën e alpeve të Europës pse jo nga dëbora mund të përfshihen edhe një pjesë e Ballkanit që në 10 ditëshin e parë të shtatorit.

Përgjithësisht shtatori dhe tetori do të jetë i ngrohtë, pasi ulja drastike e temperaturave do të jetë episodike, pra ditët e freskëta mund të zgjasin 5-10 ditë”, tha Porja.