Kuriozitete

Metoda ushtarake e TikTok që na vë në gjumë në më pak se 2 minuta

Një metodë ushtarake që pretendon se bën mrekulli është bërë trend së fundmi në internet, duke u bërë shpejt e njohur në mesin e përdoruesve të mediave sociale.

Teknika u prezantua për herë të parë në TikTok nga trajneri Justin Agustin, i cili e quajti atë një zgjidhje “eksituese” për problemin e pagjumësisë. Sipas të dhënave të internetit, në fakt, kjo metodë duket se ka një shkallë suksesi prej 96% .

Çfarë duhet të bëni?

Poziciononi trupin tuaj në një pozicion të rehatshëm

Përqendrohuni në frymëmarrjet tuaja. Merrni disa frymë thellë dhe filloni të relaksoni çdo pjesë të trupit tuaj, nga koka te këmbët.
Gradualisht relaksoni të gjithë trupin, derisa të ndiheni sikur po dilni nga trupi juaj. Relaksoni sytë, faqet, nofullën dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj.