Shëndetësi

Metodat për të stimuluar dhimbjet e lindjes, si ndikon seksi?

Ka shumë arsye për stimulimin e lindjes. Ka gjithashtu shumë mënyra për ta bërë këtë, duke përfshirë stërvitjen, seksin, një teknikë të njohur si “nxjerrja e membranave” dhe madje disa ilaçe. Ndonjëherë, mjekët e këshillojnë për shkak të ndërlikimeve të mundshme shëndetësore. Në disa raste nënat mund ta kërkojnë vetë, pasi mund të ketë kaluar data e përcaktuar e lindjes.

Metodat jo-mjekësore për stimulimin e lindjes

E para, mënyra më e rekomanduar për të nxitur kontraktimet është stërvitja. Shumica e nënave do të dëshmojnë se akti i thjeshtë i ecjes duket si një stërvitje. Rezulton se në të vërtetë kështu është.

“Gratë ecin gjatë gjithë kohës, por gjatë tremujorit të tretë, nganjëherë nëse ecin shumë mund të kenë kontraktimet e lindjes”,- thotë Dr Tamika Auguste.

Shumë persona mund t’u thonë nënave se ushqimet pikante dhe vaji i kastorit stimulojnë gjithashtu dhimbjet e lindjes, por mjekët thonë se këto janë thjesht histori të të moshuarve.

Ndërsa seksi, thonë mjekët, mund të ndihmojë fillimin e procesit të lindjes.

Metodat mjekësore për stimulimin e lindjes

Për të shmangur rreziqet potenciale për shëndetin e nënës apo fëmijës: diabeti, presioni i lartë i gjakut, rritja jonormale e fëmijëve ose anomalitë kardiake, një induksion mund të bëhet nga mjeku në javën e 39 të shtatzanisë.

Heqja e membranës, në të cilën mjeku fut një gisht në qafën e mitrës dhe kryen një “spastrim” për të ndarë mitrën dhe mbështjelljen amniotike.

Injeksionet janë gjithashtu të përhapura si metodë për nxitjen e kontraktimeve.