ShowBizzz

Mevlani i përgjigjet Ronaldos pas debatit në “Kepin e VIP”-ave: “Po fundos veten”

Mevlan Shabën së fundmi po e shohim si pjesëmarrës në “Kepin e VIP-ave”, në të cilin u kthye në protagonist që në episodin e parë, duke debatuar me Ronaldo Sharkën.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Pardon My french”, Mevlani rrëfeu më shumë për këtë eksperiencë, ndërsa u ndal edhe tek debati me gazetarin.

Kujtojmë se debati mes tyre nisi pasi Ronaldo vuri në mëndyshje aftësitë e tij si këngëtar dhe po ashtu zgjedhjet që ka bërë në karrierën e post-Për’puthen.  

Ronaldo nga jashtë është komplet tjetër njeri. Ky është problemi dhe mua më vjen keq që janë shumë personazhe publikë që e kanë këtë problem. Gjithmonë përpara kamerave vendosin që të ofendojnë njerëzit duke i ulur që të ngrenë veten e tyre, por kjo nuk mendoj që është një gjë e mirë, nuk të sjell asgjë përveçse i humb pikë vetes tënde. E njëjta gjë ka qenë edhe përballja jonë, nuk mund ta quaj një zënkë shumë të madhe, ishte thjesht një debat momental. Duke qenë se Ronaldo gjithmonë kritikon ish-konkurrentët e “Për’Puthen” që çfarë ke bërë ti dhe çfarë nuk ke bërë ti, nuk je këngëtar.”– u shpreh Mevlani në lidhje me diskutimin që ata patën, i cili u kthye edhe në viral, ndërsa shtoi:

Këto janë gjeste fëmijësh mendoj unë ose sjellje jo të matura. Nuk je jurist në radhë të parë, nuk je Alfred Kaçinari që të japësh vlerësime të tilla që je këngëtar apo nuk je. Çdo njeri ka ndoshta pak talent që mundohet ta shfrytëzojë dhe nuk të prish punë as ty. Ka shumë këngëtar shqiptarë që janë artistë prej vitesh dhe mua nuk më pëlqejnë këngët e tyre por nuk mund të shkoj ti them që nuk je këngëtar.”

5 minuta para se të ndizeshin kamerat ishte duke kënduar një nga refrenet e këngëve të mia, kështu që kjo më bezdis që ti para kamerave vjen dhe ofendo një njeri duke thënë që ti nuk je për këtë punë, për këtë zanat që ti je askushi. Janë shumë njerëz si puna e tij që mendojnë se bëjnë show, mendojnë se ulin një njeri dhe ngrenë veten e tyre, por harrojnë që fundosin veten e vet. Unë nuk varem nga Ronaldo.”- u shpreh Mevlani.