Bota

“Mezi po pres të shoh viktimën time të parë”. Një rrjet europian rekrutonte të mitur online për të kryer krime të rënda

“Mezi po pres të shoh viktimën time të parë”, shkruante një 11-vjeçar nga Suedia në Instagram.

Në anën tjetër të ekranit, një 19-vjeçar i përgjigjej duke e shtyrë të vazhdonte dhe madje i ofronte 14 mijë dollarë për të kryer një krim të rëndë, duke u kujdesur edhe për transportin dhe pajisjet.

Policia ndërhyri në momentin e fundit dhe arriti ta ndalte.

Ky nuk është një rast i izoluar. Në Europë po shfaqet një fenomen i rrezikshëm i quajtur “Violence-as-a-Service”, ku grupet kriminale përdorin rrjete sociale, aplikacione mesazhesh dhe platforma lojërash për të rekrutuar të mitur, duke i shfrytëzuar për veprime të paligjshme.

Në prill, Europol nisi Operacionin “Grimm”, i cili çoi në arrestimin e gati 200 personave në nëntë shtete europiane. Bilanci tregon përmasat e problemit: 63 persona të dyshuar si ekzekutorë, 40 ndihmës, 84 rekrutues dhe 6 organizatorë kryesorë u kapën.

Pesë prej tyre të konsideruar profile të rrezikshmërisë së lartë. Më e rëndësishmja: dhjetëra krime të rënda u parandaluar dhe shumë të rinj u shpëtuan nga përfshirja në botën e dhunës.



/tiranapost