Lajme

MF: Fillon subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme.

Sipas kësaj ministrie subvencionimi do të bëhet direkt në faturë duke filluar nga fatura e nëntorit dhe zgjatë për gjashtë muaj me radhë.

“Subvencionimi realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Njoftojmë qytetarët se aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike është ende i hapur në platformën eKosova. Për tu kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro”, thuhet nga ministria.