Lajme

MF njofton pensionistët për mundësinë e lajmërimit përmes ekipeve mobile

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pensionistët që kanë problem me lajmërim për shkaqe shëndetësore në zyrat e pensionistëve mund të kërkojnë që të lajmërohen përmes ekipeve mobile.

Ministria thotë se që nga muaji gusht 2023 ka lansuar projektin e lajmërimit në shtëpi të pensionistëve, përmes ekipeve mobile që vizitojnë pensionistët në adresën e tyre të banimit.

“Me qëllim të lehtësimit të procedurave, pensionistët me probleme shëndetësore si dhe ata mbi moshën 80 vjeçare mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimit”, thuhet në njoftim.

MFPT ka publikuar edhe numrat dhe adresat elektronike përmes të cilave mund të paraqitet kërkesa për lajmërim varësisht rajonit.