Bota

Michel: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin!

Për herë të parë, në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë liderët më të rëndësishëm europianë, si edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel garantoi vendet e Ballkanit Perëndimor se Bashkimi Europian do të mbajë premtimin dhe se integrimi në union do të realizohet brenda 2030-ës.

“Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim.

Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së.

Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës.’- tha Michel.

Kryeministri Rama tha sepremtimet ekonomike të procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht.

“Megjithatë më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit te Berlinit nuk janë realizuar plotësisht për ta thënë në mënyrë të butë, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese politike që ka sjellë. Angela Merkel e theksoi këtu, e theksoi këtë në Procesin e Berlinit në takimin e Polonisë dhe në fakt ajo tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet”, tha Rama.



/tiranapost