1
Michelle Obama zbuloi në një episod të ri të podkastit të saj se bëri 10 shpime të reja në vesh menjëherë.
Ajo foli me vëllanë e saj, Craig Robinson, rreth këtij vendimi. Ata diskutuan gjërat që kishin mësuar për njëri-tjetrin që kur kishin filluar podkastin.
«Ajo që mësova është se u përpoqe të shpoje veshët dhe mendove se unë nuk e vura re, dhe shoh që ke bërë të gjitha këto shpime të reja në vesh», tha Robinson.
Michelle u përgjigj duke thënë se mendonte që vëllai i saj nuk kishte vënë re asgjë.
“Gjithmonë kam menduar të bëj disa shpime më shumë në vesh, por kurrë nuk kam arritur ta bëj. Të rinjtë po bëjnë shumë shpime tani, janë thjesht më shumë dekorime të bukura”, tha ajo.
Pastaj Robinson pyeti se sa ishin dhe Michelle deklaroi se kishte ndërmend të bënte disa.
“Ndërsa isha ulur aty, po i thoja personit që po bënte piercings të shtonte më shumë. Bëra 10 piercings në një seancë të vetme,” tha ajo.
Gjithashtu, në fund të vitit të kaluar, Michelle foli për revistën People rreth librit të saj të ri dhe se si pamja e saj fizike perceptohej dhe kritikohej ndërsa ishte zonja e parë e Amerikës. Ajo foli për lirinë e saj të re për të veshur çfarë të donte, përfshirë modelin e saj të preferuar të flokëve, gërshetat.
“Gërshetat më lejojnë të mos mendoj për modelin tim të flokëve kur i bëj. Kur nuk jam në publik, notoj, luaj tenis dhe gërshetat përfaqësojnë një lloj lirie për mua”, deklaroi ajo.
ks
