ShowBizzz

Michelle Pfeiffer shpërndan një imazh pa grim, sikur nuk plaket

Michelle Pfeiffer ka shpërndarë një fotografi të sajën, në të cilën ka pozuar pa grim për të shënuar një arritje të madhe në Instagram.

Aktorja e famshme arriti tre milionë ndjekës në këtë rrjet social dhe vendosi ta festonte duke shpërndarë një imazh të rastësishëm për t’i falënderuar fansat e saj.

“Tre milionë ndjekës. Faleminderit të gjithëve që po shoqëroheni me mua këtu”, është përshkrimi i fotografisë.

Image
Michelle Pfeiffer

Miqtë dhe fansat iu bashkuan me shpejtësi në festë duke vlerësuar bukurinë dhe talentin e saj. Aktorja Selma Blair e kujtoi me dashuri shfaqjen e saj për herë të parë në internet dhe i tha se ishte “ar i pastër”. Krahas lëvdatave të shumta, kolegët dhe fansat e kanë uruar për pamjen e saj në moshën 65 vjeçare, e cila duket “sikur nuk plaket”.

Aktorja ka treguar më parë se si e ka ruajtur linjën e hollë trupore gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo tregon se përveç ushqimit të duhur, është e nevojshme të ushtroheni dhe të keni gjumë cilësor, e në veçanti ka renditur pesë shprehi ushqimore që i zbaton çdo ditë.

Mes tjerash, ka veçuar konsumimin e piperit të kuq dhe peshkut dhe gjithashtu zbuloi se nuk e anashkalon mëngjesin, kontrollon marrjen e alkoolit dhe ka vakte të ekuilibruara.