Bota

Midis 305 emrave në dosjen Epstein është edhe Trump e Kim Kardashian

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka bërë publike një listë me 305 emra personash të njohur, mes të cilëve Donald Trump, Bill Gates dhe Kim Kardashian, që përmenden të paktën një herë në dokumentet e lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein. Publikimi vjen në kuadër të nxjerrjes graduale të milionave email-eve, fotove dhe materialeve hetimore që lidhen me rastin.

Sipas mediave ndërkombëtare, në një letër dërguar Kongresit më 14 shkurt, Bondi sqaroi se emrat e listuar janë figura publike ose persona të ekspozuar politikisht që shfaqen në dosje, por kjo nuk nënkupton përfshirje apo përgjegjësi në veprimtari të paligjshme. Emrat, sipas saj, përmenden në kontekste të ndryshme dhe jo domosdoshmërisht në lidhje direkte me krimet e Epstein.

Në listë përfshihen gjithashtu figura të njohura nga politika dhe shoëbizi si Barbra Streisand, Keir Starmer, Amy Schumer, Benjamin Netanyahu, Diana Ross, Melinda Gates, Beyoncé dhe Meghan Markle, ndërsa autoritetet theksojnë se përmendja e tyre lidhet me dokumente apo referenca të ndryshme.

Ky publikim vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit për transparencën e dosjeve të Epstein, i nënshkruar nga Trump në nëntor 2025.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, gjatë procesit janë shqyrtuar mbi gjashtë milionë dokumente, ndërsa deri tani janë publikuar rreth 3.5 milionë faqe, përfshirë mijëra video dhe qindra mijëra imazhe.

/tiranapost

Të Ngjashme