Lajme

Mihali godet PDK-në dhe AAK-në: Kur s’ka me çka të bëjë politikë, shkon në Kushtetuese

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar në Facebook lidhur me vendimin e PDK-së dhe AAK-së për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me ankesë, duke e cilësuar këtë veprim si të vonuar dhe pjesë të një qasjeje të çorientuar politike.

Ajo ka kritikuar më tej këto dy parti, duke argumentuar se mungesa e një alternative të qartë politike i shtyn ato që për çështje politike dhe procedurale t’i drejtohen vazhdimisht Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Mihalit, tash mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjet e ngritura.

Postim i plotë:

Shumë mirë që PDK dhe AAK po ulen të shkruajnë ankesën në Gjykatën kushtetuese. Nuk e dihet pse nuk e bën që në gusht.

Por duke e parë çorientimin e tyre të përgjithshëm edhe kuptohet disi. Kur nuk di dhe nuk ka me çka të bëjë politikë një parti politike shkon në kushtetuese për çdo temë politike dhe procedurale.

Pra, le të shohim se çfarë do të thotë Gjykata për këto tema.

Ndërkohë tema e vërtetë është zgjedhja e Presidentit. Kjo çështje nuk zgjidhet me ankesa në Kushtetuese

Të Ngjashme