ShowBizzz

Mikela i vë kapakun fjalëve për një krisje të miqësisë me Efin: “Nuk jemi më njësoj”

Fakti se Efi dhe Mikela nuk kalojnë kohë me njëra tjetrën ashtu si më parë është vënë re nga të gjithë tashmë.

Para hyrjes në “Big Brother VIP”, dyshja shiheshin pothuaj çdo ditë bashkë, ndërsa pas përfundimit të programit ato nuk kanë postuar asnjë moment krah njëra tjetrës.

Kjo bëri që ndjekësit të mendojnë se mes tyre ka patur një krisje, dyshim që u shtua akoma më shumë për shkak të postimeve thumbuese të dy vajzave si dhe deklaratat e dyshimta të dhëna nëpër intervista.

Mirëpo, ditën e sotme Mikela i ka dhënë fund një herë e mirë dyshimeve.

Ajo pranoi se me Efin nuk janë më gjërat njësoj, ama kjo ka ardhur për shkak se tashmë janë të dyja në lidhje.

Më pas Mikela ndau edhe një bisedë të bërë së fundmi me Efin ku kjo e pyeste për dhuratën që donte për ditëlindjen e saj.