ShowBizzz

Mikesha e Megit habit me postimin për Kiarën, e ironizon për pamjen dhe biznesin e ri! (Foto)

Linja e veshjeve të rrobabanjove e lançuar nga Kiara Tito ka krijuar jo pak bujë në rrjet.

Të shumtë janë ata që thonë se veshjet e saj nuk janë autentike ashtu siç u prezantuan, por janë të kopjuara nga brande të tjera e për këtë kanë qarkulluar foto të shumta ku krahasohen veshjet me njëra tjetrën.

Mirëpo, ajo çka nuk pritej është reagimi i një prej mikeshave të Megi Topallit, Enxhi Deda, njëkohësisht bashkëshortja e Mario Dedës, ish shokut të Luizit.

Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka ironizuar brandin e Kiarës tek ka shkruar: “Plagjaturë edhe në rrobabanjo“, ndërsa ka ndarë foton e disa muajve më parë të një modeleje e cila mban veshur rrobabanjo të njëjta si nga brandi i Kiarës.

Më pas Enxhi ka bërë një tjetër postim ku ka ironizuar pamjen e Kiarës, pasi kjo e fundit u kritikua për lyerjen e tepruar të buzëve në postimin e saj.

Dikush lyen flokët, dikush lyen buzë-mustaqe“- ka shkruar ajo teksa duket se nuk e ka kursyer edhe Luizin me komentin për flokët.