Lajme

Milan Radojeviç del para gjykatës, s’bëhet pishman për veprimin

Autor: Driton Sadiku

Urdhrave të policisë nuk iu bind.

Andaj kryetari i Mitrovicës së veriut Milan Radojeviq, tash do të përballet me drejtësinë.

Të mërkurën, Radojeviq u paraqit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës meqë u gjobit nga policia.

Krejt kjo erdhi pasi Radojeviq, refuzoi ta largonte një baner të festës së krishtlindjeve, në të cilin ishte e vendosur edhe një logo e Listës Serbe.
“Policia nuk vendos për këtë. Komuna ka kompetencat e veta dhe vendos për këtë çështje. Gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe unë nuk ndihem përgjegjës për procedurën e iniciuar nga anëtarët e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Veçse gjoba s’ia ndërroj mendjen, pasi tha se do e vendos përsëri, për krishtlindje.

E paralajmërim për ta përsëritur veprimin, konsiderohet si nxitje për tensione nga njohës të sigurisë.

“Konsideroj që është nxitëse, posa deklarohet ai që do ta përsëris veprën e njëjtë, ai kalon ne recidivist. Fatkeqësisht ai i takon Listës Serbe që është një listë tejet destruktive kundrejt çdo force pozitive në republikën e Kosovës, apo çdo iniciative pozitive”, shprehet Arben Dashevci.

Gjykata ka vendosur që seanca fillestare në rastin e Milan Radojeviq të mbahet më 25 mars.

Të Ngjashme