1
Profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi ka shpërndarë një listë këshillash që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, duke theksuar se cilat njohuri bazë duhet t’i ketë çdo shqiptar, edhe me shkollim modest, që të mos konsiderohet analfabet funksional.
Cka duhet të dijë një shqiptar me shkollim modest, që të mos jetë analfabet funksional
1. Historinë e familjes së vet.
2. Historinë elementare të shtetit dhe të kombit të vet.
3. Informatat themelore mbi institucionet dhe aktualitetin shoqëror e politik në vendin e vet.
4. Bazat e besimit të vet fetar.
5. Disa vargje të poetëve kombëtarë.
6. Disa këngë popullore shqiptare.
7. Disa barcoleta për moshat dhe sidomos për rajonin dhe profesionin e vet.
8. Disa ngjarje sportive, kulturore a politike, ku ka marrë pjesë.
9. Disa mesazhe të figurave kombëtare.
10. Njohuri praktike mbi historinë dhe kulturën e shtetit ku jeton, nëse jeton jashtë.
Pra, duhet të ketë një dije të strukturuar. Dija e strukturuar mundëson pastaj që të kuptojë më lehtë edhe informatat e reja.
ks


