LifeStyle

Miley Cyrus regjistron këngën ‘Dream as One’ për filmin e ri ‘Avatar: Fire and Ash’

Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus ka regjistruar një këngë të re me titull “Dream as One”, e cila do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit të ardhshëm “Avatar: Fire and Ash”, pjesa e tretë e sagës epike të drejtuar nga James Cameron.

Sipas revistës Variety, kënga do të dëgjohet gjatë titrave përmbyllës të filmit dhe do të publikohet më 14 nëntor, ndërsa albumi i plotë i kolonës zanore – me muzikë nga kompozitori Simon Franglen – do të dalë më 12 dhjetor.

“Jam e nderuar që mund të mbështes Avatar: Fire and Ash me një këngë origjinale që e shkrova së bashku me Mark Ronson dhe Andrew Wyatt. Duke qenë se personalisht jam prekur nga zjarri dhe jam rindërtuar nga hiri, ky projekt ka një kuptim të thellë për mua,” ka deklaruar Cyrus.

Filmi “Avatar: Fire and Ash” vjen si vazhdim i “Avatar: The Way of Water” (2022), me aktorët Sam Worthington, Zoe Saldana, Sigourney Weaver, Stephen Lang, Kate Winslet dhe të tjerë në rolet kryesore.

Të Ngjashme