Miley Cyrus po ndan detaje të reja rreth fejesës së saj me muzikantin Maxx Morando.
Ylli 33-vjeçare konfirmoi lidhjen me 27-vjeçarin javën e kaluar, duke treguar një unazë martese prej 150,000 dollarësh (afërsisht 129,000 euro) gjatë një eventi në tapetin e kuq.
Gjatë një interviste në Jimmy Kimmel Live, Cyrus bëri shaka se arsyeja kryesore pse pranoi propozimin e Morandos ishte një “fobi e fshehtë” ndaj letrës, shkruan DailyMail.
Ajo tha se nuk duron dot kur njerëzit me duar të thata prekin letër, ndaj e detyron të fejuarin të hapë të gjitha pakot e saj në Los Angeles.
Këngëtarja gjithashtu përmendi martesën e saj të mëparshme me Liam Hemsworth, duke thënë se certifikata e tyre ishte “në letër të lëmuar”, gjë që e shqetësonte.
Duke bërë humor, ajo kujtoi se kishte pirë një cigare imagjinare gjatë nënshkrimit të dokumentit, ndaj nuk mbante mend shumë detaje.
Në intervistë, Miley tregoi edhe unazën e saj të madhe, duke ironizuar se ishte “oferta e së Premtes së Zezë”, por shtoi se Morando është shumë i zgjuar në këtë aspekt.
Ajo shfrytëzoi paraqitjen për të promovuar filmin e saj më të ri, Avatar: Fire and Ash, për të cilin ka shkruar baladën “Dream As One”.
Pamja e saj në Teatrin El Capitan ishte po ashtu mbresëlënëse: xhaketë me gëzof, kamisole me dantella, pantallona lëkure dhe taka stileto.


