Lajme

Miliarderi i ndjerë, Mohamed Al Fayed akuzohet se abuzoi s*ksualisht 400 viktima

Më shumë se 400 viktima të supozuara kanë kontaktuar deri më tani ekipin ligjor që punon në një çështje kundër miliarderit të ndjerë egjiptian Mohamed Al Fayed, i cili është akuzuar për abuzim seksual dhe përdhunim, tha të enjten avokati Dean Armstrong.

Një dokumentar i BBC-së në shtator zbuloi se Al Fayed, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 94-vjeçare, abuzoi seksualisht me stafin femra në dyqanin e tij në Londër, Harrods, i detyroi ato të bënin kontrolle mjekësore dhe kërcënoi me pasoja nëse përpiqeshin të ankoheshin.

“Shkalla e madhe e abuzimit të kryer nga Al Fayed dhe e lehtësuar nga ata përreth tij, fatkeqësisht, vazhdon të rritet,” tha Armstrong në një konferencë shtypi në Londër.

Al Fayed gjithmonë ka mohuar akuza të ngjashme të ngritura nga raporte të tjera para vdekjes së tij.