ShowBizzz

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i jepte autograf Egla Cenos, reagon ashpër aktorja

Një moment i sikletshëm ndodhi një natë më parë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes Mimoza Ahmeti që t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete.

Por, Ahmeti refuzoi ta bënte këtë.

Pjesë nga debati:

Egla: A mund të më vendosësh një autograf.

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni.

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

Përmes një postimi, ajo ka ironizuar veprimin e poetes, duke shkruar “kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Postimi:



ks