Mimoza Mustafa shfaqet kohë pas kohe në rrjete sociale. Këngëtarja ka ndarë një urim për vajzën e saj, Rozafën, me rastin e ditëlindjes.
Në fotografinë e publikuar, Rozafa shfaqet me një paraqitje që bie në sy, shkruan “Kosovarja”.
Mimoza, nga ana tjetër, vazhdon të duket në formë të mirë, duke krijuar përshtypjen e një raporti shumë të afërt mes nënës dhe bijës.
Ky postim ka rikthyer vëmendjen tek jeta private e këngëtares, e cila rrallëherë publikon momente të tilla në rrjete sociale.

