Lajme

Ministri danez i Drejtësisë do të vizitojë burgun e Gjilanit pas marrëveshjes me Kosovën

Ministria e Drejtësisë së Danimarkës, ka njoftuar se Ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard do të vijë në Kosovë për të vizituar burgun e Gjilanit.

Në komunikatë thuhet, se vizita shënon fazën tjetër në rindërtimin e burgut aktual, ku do të strehohen 300 kriminelë të dënuar me dëbim nga Danimarka.

“Si pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare për financat e IEVP-së, u vendos që Danimarka të punojë për të marrë me qira 300 burgje në Kosovë për të huajt kriminalë nga vendet e treta të dënuar me deportim. Marrëveshja duhet të ndihmojë në lirimin e vendeve në një sistem të mbingarkuar të burgjeve daneze, ku ka mungesë të vendeve të burgut dhe oficerëve të burgut”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur, se tashmë ka nisur rindërtimi i burgut dhe pritet që të jetë gati 21-26 muaj pas hyrjes në fuqi të traktatit.

“Kur burgu i Gjilanit të jetë gati, do të strehojë deri në 300 të huaj të dënuar me dëbim nga vendet e treta, të cilët përndryshe do ta kishin vuajtur dënimin me burg në Danimarkë. Tani e tutje, ata do të duhet të shërbejnë kohë në Kosovë. Duhet të rinovohen qelitë, të ndërtohen dhomat e vizitorëve dhe të ndërtohet një departament krejtësisht i ri punësimi”, theksohet tutje.

Ndërsa, ministri Hummelgaard, ka thënë se me këtë vizitë projekti pas miratimit të traktatit në Kosovë do të hyjë në një fazë të re dhe të rëndësishme.

“Marrëveshja me Kosovën për dhënien me qira të burgjeve është një marrëveshje e rëndësishme dhe e mirë për Danimarkën. Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për të siguruar më shumë vende burgje dhe për të lehtësuar sistemin tonë të burgjeve të rënduara. Në të njëjtën kohë, ne u dërgojmë një sinjal të qartë të huajve kriminelë se e ardhmja e tyre nuk është në Danimarkë. Me vizitën shënojmë se projekti, pas miratimit të traktatit në Kosovë, po hyn në një fazë të re dhe të rëndësishme. Në bashkëpunim të ngushtë dhe të mirë me autoritetet kosovare, tani duhet të nxisim rindërtimin e burgut në mënyrë që ai të jetë gati për të strehuar kriminelët e dënuar me dëbim nga Danimarka”, ka thënë Hummelgaard, raporton gazeta Altinget.

Më 23 maj të këtij viti, parlamenti i Kosovës miratoi traktatin për dhënien me qira të burgjeve nga Danimarka në Kosovë.

Ndërsa, është hera e parë që nga ratifikimi përfundimtar i traktatit që ministri i Drejtësisë Peter Hummelgaard e viziton Kosovën.

Sipas komunikatës, Hummelgaard, do të takohet me homologen e tij Albulena Haxhiu, për të shënuar se zbatimi praktik i projektit tani është duke u zhvilluar./teve1.info/