Lajme

Ministri Hasani thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Votoni kandidatët tuaj!

Shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të dalin masivisht në votime nesër, më 17 Dhjetor. Në Serbi zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe ministri kërkon që shqiptarët të votojnë deputetët e tyre.

“Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian.

Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake! U uroj fitore kandidatëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani në platformën “X” (ish-Twitter).

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo