FermaVIPShowBizzz

“Ministri që duhet të futet në Ferma VIP”, Besart Xhaferri tregon si nisi miqësia me Renisin: 100 mijë euro do i realizonin ëndrrën

Besart Xhaferri ishte sot në studion e Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Por si rrallëherë, ai nuk ishte i ftuar si Kreu i FRPD-së, por si miku i një prej fermerëve, Renis Gjokës.

“Me Renisin jemi njohur në Partinë Demokratike. Kemi qenë edhe frekuentuaes të festave ku ai këndonte në rininë e tij. Ka qenë kënaqësia maksimale ta njohësh në nivel personal. Ka një kod moral që ne ccunat na pëlqen shumë. Nuk duron intigën. Renisi nuk është ai që flet shumë që të marri vëmendjen, nuk i pëlqen edhe të gënjej sepse ata që flasin shumë i kanë me shumicë gënjeshtrat“, u shpreh Xhaferri.

Ai gjithashtu zbuloi edhe një ëndërr të këngëtarit që do bëhet realitet nëse ai shpallet fitues i këti reality shoë.

100 mijë euro për Renisin. Mendoj që ajo shumë parash do shkoj për familjen e tij. Ka në ëndërr për të nisur një projekt, që t’i jap hapsirë muzikantëve që nuk i është dhënë hapësia. Ato para do shkonin drejt këtij drejtimi“.

Por Besarti nuk u largua pa përfshirë edhe politikën. Ai tha se nëse një politikan do merrte pjesë në Ferma VIP duhet të ishte Ministri i Bujqësisë.

Ministër i Bujqësisë duhet të shkoj patjetër. Edhe ai nga opozita që pretendon të bëhet Ministër Bujqësië duhet të shkoj në Ferma VIP për të kuptuar problemet e blegtorëve“, u shpreh Besart Xhaferri./vizionplus.tv

Subscribe