Lajme

Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje për arrestimin e Lulzim Berishës

Ministria e Brendshme spanjolle ka publikuar informacionin se si i mundur arrestimi i të shumëkërkuarit Lulzim Berisha në Spanjë. Në deklaratë shkruhet se kërkimet intensive kishin nisur pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare.

“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi. Pas hetimeve të para, kërkimi u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u gjet ku mund të fshihej i kërkuari” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme spanjolle.

Gjithashtu informohet se arrestimi u krye nga agjentët e Policisë kombëtare, në kuadër të operacionit ENFAST – network –European Netëork of Fugitive Search Teams.

Ministria e Brendshme spanjolle, përveç informacionit se si është arrestuar, ka bërë dhe një rezmey të veprave kriminale për të cilat akuzohet Lulzim Berisha.

Gjithashtu zbulon se ndërsa agjentët po e mbanin nën vëzhgim, zbuluan dhe identifikuan një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej ta ndihmonte në arratisjen e radhës. Aty edhe e kanë arrestuar.

“I arratisuri filloi aktivitetin e tij në organizatën kriminale që drejtonte në fillim të viteve ’90 dhe mori emrin e tij nga një nga qytetet më të rëndësishme Durrësi, si simbol i kontrollit që kjo organizatë kishte arritur dhe falë saj do të ishte pozicionuar si eksportuesi kryesor i kokainës dhe armëve në vend.

I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, për larje hesapesh mes klaneve rivale që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Brendshme të Spanjës. Në vitin 2012, një gjykatë shqiptare dënoi 16 anëtarë të organizatës së tij me katër dënime të përjetshme dhe 267 vjet burg për pjesën tjetër të anëtarëve për vrasje, zhvatje dhe rrëmbim” – thuhet në njoftimin e publikuar.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo