Lajme

Ministria e Shëndetësisë përfiton mbi 10 milionë dollarë nga Pandemic Fund

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se ministria ka përfituar 10,063,676.00 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund.

Vitia ka thënë se më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ka ndarë gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën.

“Ky projekt do të ndihmojë në: Përmirësimin e identifikimit të hershëm të rreziqeve shëndetësore, Reagim më të shpejtë ndaj emergjencave, Forcimin e sistemeve laboratorike, Menaxhim më efikas të emergjencave të shëndetit publik.Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje ndaj Pandemic Fund dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministris./teve1.info/

Të Ngjashme