Në Vlorë sot, 81 karrige të vendosura buzë detit Jon në Vlorë, të lidhura me fjongo të zeza, sollën në kujtesë jetët e ndërprera të burrave, grave dhe fëmijëve që humbën në det, ndërsa kërkonin një të ardhme më të mirë.
Në përkujtim të Tragjedisë së Otrantos, 29 vite pas ngjarjes së dhimbshme, ceremonia u zhvillua me një atmosferë të ngarkuar emocionesh. E pranishme ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetja e qarkut Vlorë, Erjona Ismaili, e cila nuk i mbajti dot lotët gjatë homazheve për viktimat.
/tiranapost
