
6
Influenceri i njohur kosovar, Miran Ramadani, ka publikuar një video të re në rrjetet sociale që po bën namin.
Në skeçin komik, ai ironizon bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë, duke i paraqitur si të frustruar dhe me pritshmëri të larta.
Personazhi nga diaspora, i luajtur me humor nga vetë Mirani, përballet me “realitetin kosovar”, duke u ankuar për trafikun, çmimet dhe “mospërfilljen”, shkruan “Kosovarja”.
Videoja është pritur me të qeshura dhe ka shpërndarje masive në TikTok dhe Instagram.
View this post on Instagram
ks