ShowBizzz

Miranda Karpuzi modelja shqiptare që po e çmend botën me sy e shikime

Miranda Karpuzi është bukuri e rrallë, një pamje ekzotike që ti kënaq sytë.

Kjo është modelja shqiptare me emër në disa vende të Evropës ku ajo është shfaqur në sfilata dhe kampanja të ndryshme.

“Që në fëmijëri kisha qejf modelingun, të merrja pjesë në sfilata bukurie dhe kisha qejf të bukurën. Edhe në shtëpi çdo herë luaja sikur jam përpara kamerave dhe pozoja. Pastaj kur mbusha 8 vjeç mora pjesë në një kompeticion të quajtur “Star kids Belgium ” dhe në disa sfilata të ndryshme për fëmijë”, thotë bukuroshja.

“Në moshën 14 vjeç kam marr pjesë në “Top model Belgium ” dhe më pas bëra një pauzë shkaku se isha e angazhuar me shkollën dhe mu deshtë që të ndalem për disa vite, por që fotografitë i vazhdoja, sepse kjo gjë më flinte në zemër”, tregon modelja Miranda Karpuzi, e cila ka një karrierë të shkëlqyer në botën e modës dhe rruga e saj po vazhdon.

Ndërkohë, shqiptarja me linja perfekte, shton se u rikthye në modeling kur i mbushi 20 vjeç.

“U riktheva në modeling kur mbusha 20 vjeç, pasi njoha fotografin e njohur Enis Tollumi Banderas, që më ndihmoj dhe më hapi shumë rrugë në karieren time. Këtu filluam që të bëjmë shumë photoshoting”.

Modelja e njohur ka bashkëpunuar dhe me brende te njohura, siç janë Elisabeta Franchi, PINKO , Orixir (skincare product ) si dhe ne Shqipëri dhe Kosovë me Hannaoficial, Blinifashion, Geraldinasposa, etj.

“Për mua këtu nisi karriera, kur filluan shumë brende të na kërkojnë për punë si dhe filluan dhe kontratat e para”, shton modelja, duke rrëfyer se ajo para kamerave është në elementin e saj dhe ndihet shumë komode. Ajo, di të luan me kamerën dhe pika e saj e fortë janë sytë dhe shikimi.

Ndonëse paguhet mirë për punën që e bënë, modelja thotë se modelimin e konsideron pasion dhe jo biznes.

Ndryshe, Miranda Karpuzi ka disa projekte që do të lansohen së shpejti dhe për momentin është duke punuar në Francë.