BBV

Miratohet në Kuvend kërkesa për procedurë të përshpejtuar për Bordin e Paqes

Miratohet kërkesa për procedurë të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes. Kuvendi votoi me 80 vota pro dhe 22 kundër. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se është e domosdoshme që Komisioni për Evropën dhe Punët e jashtme të shqyrtojë projektligjin.

Ai theksoi se Komisioni do të mblidhet në sallën “Gerti Bogdani” për rreth një ore e 20 minuta. Sipas tij pas mbledhjes, seanca do te rinisë në orën 12 për vazhduar shqyrtimin dhe votimin e projektligjit. Peleshi më pas ndërpreu seancën e cila pritet të nisë në orën 12:00.

/tiranapost

Të Ngjashme