Lajme

Miratohet nga Qeveria themelimi i kompanisë publike “EKO Drenasi”

Komuna e Drenasit ka përfituar një ndërmarrje publike, duke u larguar kështu nga operatorët privat.

“EKO Drenasi” Sh.A, do të ofrojë mirëmbajtjen e hapësirave dhe ndërtesave publike.

“Nga njësia përkatëse është bërë e ditur se kushtet janë plotësuar dhe kjo ndërmarrje do të bëjë mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe shërbime të tjera komunale”, tha ministrja Artane Rizvanolli.

Kështu, në mbledhjen e Qeverisë u miratua themelimi i kompanisë komunale “EKO Drenasi”.

Të Ngjashme