Është miratuar vendimi për dhënien e 51 pronave publike për 99 vite të Komunës së Drenasit.
Për këtë vendim, 17 vota kanë qenë për, 12 kundër dhe 1 abstenim.
Kurse, nga lista paraprake janë hequr prona e komunës së vjetër dhe e çerdhës.
Ndryshe, sot në Kuvendin Komunal të Drenasit, si pikë e rendit të ditës ishte votimi për propozim vendimin për dhënien e pronave publike të kësaj komune për shfrytëzim afatgjatë./teve1.info/