Lajme

Mirel Mërtiri ngatërroi shifrat, gazetarja e njohur: Tregoi që janë tre pronarë

Ola Xama ka reaguar për intervistën e Mirel Mërtirit në “Syri TV”, i cili ishte për rreth tre orë në lidhje të drejtëpërdrejtë me gazetarin Çim Peka. Megjithëse ky i fundit u përpoq t’i nxirrte disa përgjigje konkrete, në fakt Mërtiri nuk tha asgjë.

Pikërisht për këtë, gazetarja e njohur shkruan se “truri i inceneratorëve” është thjeshtë “presta nome” ose e thënë shqip, figurë.

Në fund ajo e mbyll duke thënë se nga pagesat për inceneratorët përfitojnë tre kategori që janë: italianët, Zoto-Mërtiri dhe zyrtarët për vendimet e firmosjen.

Kujtojmë që Ola Xama është një nga gazetaret që është përplasur me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, pikërisht prej raportimit të saj për aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës.

TS Poll - Loading poll ...

Postimi i Ola Xamës në facebook:

Me sa degjova deri tani nga intervista, mu krijua  bindja se Mirel Mertiri eshte ‘presta nome’ te kontratat e inceneratoreve, sepse nuk kishte fiksuar mire shifrat e parave qe ishin arketuar nga kompanite.

Dikush qe investohet te nje shoqeri, i di te dhenat financiare deri ne qindarka.

Kur parate xhirohen, por shumica dalin jashte dhe shkojne te pronaret reale, eshte veshtire t’i memorizosh.

Keta te kontrata e Tiranes paskan shpalosur nje art te ri per menyren e shperndarjes se kuotave dhe te drejtave te pronesise, qe nuk eshte pare ndonjehere te ndonje skeme mashtrimi.

Kemi pronare ‘presta nome’ disa italiane qe perdoren te mos dale emri i Zotos e Mertirit, pasi ata rezultojne ne dy kontrata te tjera inceneratoresh.

Mertiri dhe Zoto perfitojne te pakten 40 milion euro qe i nxjerrin jashte firmes, dhe i cojne te disa individe qe deri me sot jane mister, por duhet te jene zyrtare te rendesishem.

Pra, kemi tre shkalle pronaresh qe paguhen: italianet per letrat, Zoto-Mertiri per punet e pista dhe letrat, zyrtaret per vendimet dhe firmosjen!

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo