ShowBizzz

Miri i zhgënjyer nga qëndrimi i Rogertit: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Mbrëmjen e djeshme janë përzgjedhur katër finalistët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, të cilët janë Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Rogerti ka nisur përplasjet me Mirin, duke krijuar tensione edhe debate me finalistët e tjerë.

Të lidhura

None found

Situata duket se e ka prekur Mirin, i cili është shprehur i zhgënjyer, sidomos pas ofendimeve që sipas tij, nuk iu kursyen nga Rogerti.

Në një bisedë me Mateon, Miri u shpreh se do të kishte qenë shumë më mirë nëse në finale do të ishte Brikena, pasi atmosfera mes tyre do të kishte qenë më e qetë dhe pozitive.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Të kishte ndejtur Brikena këtu, do të ishte java më e bukur për të katërt.

Miri: Ti mendon se nuk e shpresoja ashtu.

Mateo: Javë më të bukur nuk do të kishte. Po pse e the me zë të lartë në Prime, me shoqërinë që kam me Rogertin, dua atë në finale.

Miri: Shoqëri për shoqëri do t’i shkoja unë asaj gjësë.

Mateo: Ja shoqëria, ta kemi thënë të gjithë.

Miri: Iku në punë të vet.

Mateo: Ta kemi thënë të gjithë.

Miri: Nuk ka rëndësi çfarë ke thënë, shkoi në punë të vet, kaq.

Mateo: Do ishim kënaqur, me sfida, me gjëra, me pozitivitet, me të qeshura.

Miri: Ja pra, janë njerëzit që e duan.

Të Lidhura:

  1. VIDEO/ Brikena, Selin, Mal dhe Miri hipin në makinë për xhiron e tyre në Tiranë
  2. “Eja më tako pa merak”/ Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e saj më prenë rrugën me makinë
  3. Brikena e nominoi, ai e shpëtoi në zinxhir/ Mateo-Selin: Do e sqaroj kur të jetë momenti!
  4. “Mateos nuk i ka interesuar për mua”, Brikena shfaqet e përlotur: Prap unë po dal e keqja

Të Ngjashme