ShowBizzz

Mirlind Daku bën me banesë familjen pesë anëtarëshe që jetonte në kushte të vështira

Futbollisti i njohur, Mirlind Daku, ka realizuar një gjest tejet human duke u ardhur në ndihmë një familjeje në nevojë nga Fushë Kosova.

Ai ka mbuluar qiranë e banesës për dy vite me radhë, duke siguruar kështu një strehë për anëtarët e familjes.

Moneytizer Paragrafi 2

Ky akt vjen pasi Gazeta Reporteri publikoi ditë më parë një histori prekëse për kushtet e rënda të kësaj familjeje.

Familja përbëhej nga pesë anëtarë dhe jetonte në Baraka, duke u përballur shpesh me mungesë të drurëve, energjie elektrike dhe mungesë ushqimi.

Moneytizer Paragrafi 4

Storieja vuri në pah vështirësitë e tyre të përditshme, duke sensibilizuar opinionin publik.

Pas ndërhyrjes bujare të futbollistit Daku, familja tashmë ka një banesë të sigurt.

Familja foli, dhe u shprehën jashtëzakonisht të lumtur për banesën e tyre të re dhe theksuan mirënjohjen e tyre të thellë për futbollistin, i cili u bë drita e shpresës për ta dhe që fëmijët e tyre tashmë kanë një strehë të sigurt ku mund të kalojnë ditët e ftohta të dimrit.



ks