Lajme

​Mishetiq: Argumenti i ZPS-së i dobët, arnim i dokumenteve

Mbrojtja e Hashim Thaçit kritikon ashpër argumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk ka prova për të mbrojtur argumentin e vetë, dhe se argumenti i saj është arrnim i dokumenteve.

Mishetiq tha se Thaçi nuk është i përfshirë në përgatitjen e komunikatave dhe për këtë nuk ka paraqitur prova as ZPS.

Mishetiq: Argumenti i ZPS-së i dobët, arnim i dokumenteve

Thaçi nuk ishte i përfshirë në përgatitjen dhe shpërndarjen e komunikatave dhe deklaratave publike, ne kemi përgatitur gjithashtu se nuk ka provë të lidhjes kohore apo gjeografike me asnjë komunikatë dhe krimet e ngritura në aktakuzë. Ishte mbresëlënëse që ZPS në kundërargumentet se nuk mund t’i shpjegonte me fjalë të thjeshta provat në të cilat ajo mbështetet për të vërtetuar lidhjen. Ne ende nuk e dimë se çfarë lidhje qëndron lidhja mes tyre në cilën prej deklaratave të thaçit dhe cila prej tyre ka kontribuar për krimet e ngritura në aktakuzës, edhe sot e kësaj dite nuk e dimë përgjigjen e kësaj pyetje. Në vend të na jepte përgjigje na dha citime të disa numrave të provave materiale dhe këtë nuk e bëri që nuk kishte kohë por ishte e qëllimshme..1025/50ZPS nuk ka prova për të mbrojtur argumentin e vetë thelbi i dokumenteve është kaq i dobët sa që edhe po t’i referoheni këtyre dokumenteve ZPS do ta bëjë edhe më të dobët argumentin e vetë. Rastin më të mirë argumentet e ZPS janë arnim i dokumenteve që ua ka lënë ju që të mblidhni me njëra tjera”, deklaroi ai.

Pos tjerash, avokati Mishetiq thotë se Prokuroria e Specializuar vazhdon të pretendojë se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ishin të informuar për komunikatat e UÇK-së.

Mishetiq: ZPS-ja vazhdon të pretendojë që ndërkombëtarët nuk ishin të informuar me komunikatat e UÇK-së

“ZPS-ja vazhdon të pretendojë që ndërkombëtarët nuk ishin të informuar me dokumentet dhe komunikatat e UÇK-së, duke cituar ndër të tjera edhe dëshminë e dëshmitarit Clark. Por, në qoftë se ju kujtohet dëshmia e dëshmitarit Clark lidhur me tri takimet e tetorit me Millosheviqin, ai na tha që në këto takime i ishte thënë Millosheviqit se NATO-ja do ta bombardonte vendin e vetë nëse Millosheviqi nuk do të ndërpriste luftimet ndaj Kosovës. Sigurisht që Millosheviqi ka qenë i informuar për komunikatat, se në fund të ditës Kosova ishte thjesht një provincë e ish- Jugosllavisë”, tha Mishetiq.

Avokati i Hashim Thaçi deklaroi se ZPS po ndryshon paraqitjen e provave për të mbushur blloqet.

Mishetiq: ZPS kuptoi boshllëqet, po ndryshon paraqitjen e provave

ZPS kuptoi pastaj boshllëqet që kishte në javën e fundit kur mbrojtja paraqiti provat. Tani ajo po ndryshon paraqitjen e provave për të mbushur blloqet…ZPS duhet të na kishte dhënë shpjegimet e nevojshme, dhe nuk e dimë se si ZPS i del llogaria dhe thotë se Zyrapi ka qenë person i jashtëm dhe nga ana tjetër thotë se Zyrapi ka qenë i pranishëm në të gjitha takimet dhe nuk e di se ZPS e zhvesh Zyrapin nga qëllimi i përbashkët kriminal nëse do të ekzistonte” ,tha ai.

Të Ngjashme