
6
Bella Bautista, 22 vjeçe dhe fituese e titullit “Miss Buckhead 2025”, ka vendosur të tërhiqet nga gara për “Miss Georgia USA”, duke hequr dorë nga mundësia për të qenë konkurrentja e parë transgjinore në këtë konkurs bukurie.
Studente e ekonomisë dhe historisë, Bautista e shpalli vendimin e saj më 18 mars në Instagram, ku njoftoi se po kthehen kurorën e saj.
”Me zemër të rëndë, zyrtarisht heq dorë nga titulli”– shkroi ajo në postimin e saj.
Ajo shpjegoi se aplikimi për konkursin kishte pasur qëllimin të thyejë barrierat dhe të frymëzojë të tjerët, por pas reflektimit të thellë, ajo arriti në përfundimin se vlerat e organizatës nuk përputheshin më me misionin e saj për përfshirjen dhe një botë pa diskriminim. Bautista u inspirua për të marrë pjesë në konkursin “Miss Georgia USA” pas pjesëmarrjes së dy konkurrenteve transgjinore në Miss Universe 2023, përfshirë Miss Portugalin, e cila arriti në top 20. Ajo shprehu entuziazmin për mundësinë që tregon se gratë transgjinore mund të arrijnë në skenat ndërkombëtare.
Një faktor kyç që ndikoi në vendimin e saj ishte mbështetja politike e drejtoreshës së konkursit, Kim Greenwood, për presidentin Donald Trump, e cila i shkaktoi shqetësime për sigurinë dhe mirëpritjen e saj si një grua transgjinore në një shtet konservator si Gjeorgjia.
Megjithatë, Bautista mbetet optimiste dhe shprehu se udhëtimi i saj në botën e konkurseve nuk ka përfunduar.
Ajo do të marrë pjesë në konkursin për “Miss Supranational Tennessee”, duke theksuar se mundësitë janë të panumërta.
”Kur mbyllen dyer, hapen të tjera” – tha ajo, duke vazhduar të luftojë për të drejtat e personave transgjinorë.
ks