Lajme

Misteri i ‘errësirës’ 5-orëshe, pse policia u urdhërua të ulte dronin kur makina me Ergys Agasin u fut në tregun agroushqimor në Elbasan?!

Nga vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Uljan Shpatarakut, të akuzuar se ndihmoi në arrati Ergys Agasin, dalin të dhëna të forta në lidhje me operacionin ditën e arrestimit.

Pas ndjekjes që i kishte bërë nga Durrësi në Elbasan makinës së Ergys Agasit, policia kishte konstatuar se në orën 13:35 automjeti futet kthehet në rrugicën djathtas në afërsi të tregut agroushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës, në kërkim si kreu i një organizate kriminale.

Interesant është fakti se në raportin që është bërë gjithë ndjekjes thuhet se “pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK,nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit”.

Pra në momentin kur mjeti është kthyer te rrugica e tregut agroushqimor ndjekja me dron nuk ka vazhduar më dhe policia është vendosur 3 kilometra më tutje, te Rrethrrotullimi i Bradasheshi.

Të Ngjashme