Në Normandi të Francës, ndodhet një vend thuajse surreal. Jo vetëm një nga kryeveprat e botës, por edhe një kuriozitet që provokon mendjen të zbërthej përtej të dukshmes. Abacia Mont Saint-Michel është ngritur mes dallgëve dhe mjegullës, si përfaqësues i një miti të vjetër.
Misteri qëndron jo vetëm tek madhështia e asaj çfarë i përngjan një kështjelle më tepër se një abacie apo ishulli të vogël, por edhe tek ritmi i dallgëve që përcakton shfaqjen apo zhdukjen e saj. Brenda disa orësh tërheqja dhe rishfaqja e ujit mund të ndryshojnë pamjen e ishullit brenda disa orësh. Në baticë, Mont Saint-Michel duket si një kështjellë që “noton”, ndërsa në zbaticë lidhet me tokën, duke e bërë për pak të aksesueshme.

Sipas legjendës në vitin 708, Kryeengjëlli Mikael i kërkoi peshkopit Aubert të ndërtoj një vend të shenjtë. Këtu nis struktura e parë fetare, e cila më vonë rreth viteve 960-1000, u kthye në bazë për abacinë e parë të vërtetë. Ajo ka shërbyer si vend pelegrinazhi, fortesë mbrojtëse dhe më vonë burg shtetëror.
Ishulli ka rreth 30-40 banorë të përhershëm, ndërsa pjesa tjetër ndahen në murgj/murgesha, punonjës lokalë dhe vizitorë. Monumenti mbrohet nga UNESCO prej vitit 1979 dhe vizitohet nga rreth 3 milion turistë në vit. Mont Saint-Michel është porta midis botës tokësore dhe asaj shpirtërore dhe njëkohësisht një nga veprat ikonike të Francës.
