Dy të shtëna në fytyrë dhe tre në trup i morën jetën 37-vjeçarit shqiptar, Beni Arshiaj në oborrin e banesës së tij në Oratoio, ku viktima jetonte së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Dyshohet se autori ishte fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë dhe i ka bërë pritë 37-vjeçarit, duke pritur deri në momentin që ai ka mbërritur në oborr me furgonin e tij.
Nga hetimet, rezulton se vrasësi iu është afruar tek xhami i mjetit Beni Arshiaj, i cili punonte si murator dhe kopshtar në Itali, dhe e ka qëlluar për vdekje.
37-vjeçari nuk ka pasur kohë të reagonte, përveçse të tentonte të largohej në sedijen e pasagjerit, por përpjekja ishte e kotë.
Ndërkohë ende nuk dihen motivet e krimit dhe policia italiane po heton të gjithë pistat, nga përfshirja në trafikun e drogës, tek prostitucioni dhe gjakmarrja sipas Kanunit.
Ndaj, e shkuara e familjarëve të tij po hetohet nga policia. Sipas miqve dhe të afërmeve të tij, viktima ishte një njeri shumë i mirë, punëtor dhe se nuk kishte probleme me askënd.Gjithashtu rezulton nuk është kryer asnjë krim i kryer, as nga viktima dhe as nga familja e tij. Ndërsa autoritetet italiane po bashkëpunojnë me ato shqiptare për zbardhjen e krimit të rëndë.
Shtëpia e Beni Arshiajt (emri i vërtetë i të cilit është Rezart) ka pamje nga Via di Oratoio dhe është pothuajse përballë kishës.
Dëshmitarët kanë parë autorët duke u larguar dhe sipas tyre, ata ishin dy dhe u ikën nga vendngjarja me një skuter.
Ndërkohë mjeti i dyshuar i përdorur nga varësit është gjetur në Ospedaletto dhe rezulton i vjedhur në fillim të shtatorit.
Përballë hyrjes së shtëpisë së 37-vjeçarit ndodhet një godinë me kamerë të vendosur në katin përdhes. Por, pronari ka vënë re një detaj për të cilin policia po heton.
Ka një hapësirë në regjistrimet e kamerave të sigurisë nga e shtuna në mbrëmje deri në orën 22:00 të së dielës, kur ndodhi krimi.
Mësohet se kamera e sigurisë ka filluar të filmojë vetëm një orë pas atentatit të shqiptarit. Dhe ky detaj po hetohet nga policia, se kush e fiku kamerën e sigurisë në shtëpinë e fqinjit të viktimës.
Shqiptari kishte 4-5 vjet që jetonte në këtë zonë. Bashkëshortja e tij Inxhi Hysaj, të cilën të gjithë e thërrasin Ina, u mor në pyetje nga policia mëngjesin e djeshëm. Pasi doli nga komisariat, u drejtua për në shtëpinë e një kushëriri ku kishte lënë fëmijët.
Më pas, Ina Hysaj u kthye në shtëpi e shoqëruar nga një grup të afërmsh, përfshirë vëllain e saj Doriani, i cili erdhi në Oratoio nga Gjermania ku ai jeton, shteti ku Ina dhe Beni u takuan.
Raportohet se ditën e dielë, familja kanë ngrënë drekë në një restorant dhe gruaja me dy fëmijët janë kthyer në shtëpi.
Ndërsa 37-vjeçari fillimisht ka shkuar për të larë furgonin dhe më pas në shtëpinë e një kushëriri për të kryer disa punime ndërtimi.
Ajo po e priste që të kthehej për të ngrënë darkë dhe më pas shtënat me armë zjarri. Gruaja e viktimës mendoj se dikush po shpërthente fishekzjarrë pak metra larg derës.
“Ajo u frikësua”, tha Florat Vershaj , shok i viktimës, “por nuk doli. Pastaj një fqinj trokiti në derë dhe, në atë moment, pa burrin e saj të vdekur në sediljen e përparme të furgonit.”
Një skenë e cila u dëshmua edhe nga i biri mes britmave dhe të qarave të dëshpëruara të nënës së tij, por pa mundur të zgjasë dorën për të prekur prindin për herë të fundit.