LifeStyle

“Mjafton të digjet 5 herë lëkura nga dielli që të provokohet kanceri i saj”, mjekja shpjegon rrezikun

Pedagogia, mjekja estetike dhe farmacistja Iva Vaso ka treguar se çfarë problematikash lindin nëse nuk kujdesemi për lëkurën:

Problemi i parë është dehidratimi i lëkurës. Me humbjen e ujit në lëkurën tonë, lindin probleme të shumta si ato estetike dhe autoimune. Përveç kësaj, fillon të shfaqet hiperkerativizimi, që është parehatia që vijon pas një humbje të konsiderueshme të ujit në lëkurë. Pasojat e saj shihen tek rrjepja e lëkurës, duke filluar të shkatërrojë barrierën imunitare të lëkurës. Një efekt tjetër është ai i karcinogjenezës, proces kompromentues që bëhet shkak për sëmundje të shumta. Psoriaza është një faktor tjetër. Duhet thënë që ajo shfaqet jo vetëm në kushte klimaterike të nxehta, por dhe në kushte tmerrësisht të ftohta. Ekstremet e përkeqësojnë atë dhe nuk janë të dëshirueshme nga lëkura. Shfaqet në zona të ndryshme të trupit, në pjesë të lëkurës që janë më të dobëta. Duhet të flasim dhe për djersën. Në vetvete e shëndetshme dhe e nevojshme për të ruajtur temperaturën e brendshme të trupit tonë, duhet të kuptojmë se ajo përmban dhe substanca që nuk kanë ngjashmëri me ujin, substanca që janë shumë të yndyrshme. Kur lëkura është e shëndetshme, nuk ka ndonjë problem, por këto substanca ushqejnë mijëra organizma që mund të bëhen shkak për sëmundjet bakteriale.
Cilat janë disa këshilla që mund të japësh?

Më e rëndësishmja është të aplikosh kremin e diellit në kohë, mënyrën dhe masën e duhur. Kremi vihet 30 minuta para se të ekspozohemi në diell. Mënyra se si e aplikojmë në trupin tonë ka një gramaturë të caktuar. Fatkeqësisht, njerëzit e shohin atë si produkt kozmetik. Nuk është ky aspak funksioni i kremit, është të të mbrojë ty nga dielli. Sasia e duhur është relative dhe varet nga personi dhe nevoja, por mesatarisht një lugë kafeje për fytyrën dhe qafën dhe 3 deri në 4 lugë gjelle për trupin.
Nëse nuk kemi krem dielli, Iva thotë se:

Mjaftoni të digjeni 5 herë që kanceri i lëkurës të provokohet. Mos u drejtoni në produkte shtëpie si kosi, vaji i ullirit dhe Aloe Vera, kjo e fundit që krijon reaksione alergjike për lëkurën. Ka produkte të formuluara rreth saj, por është një shkencë e atillë që e bën të përdorshme për njeriun. Drejtohuni tek profesionistët e duhur për të marrë medikamentet e duhura.
Ka grupmosha të cilat nuk duhet ta përdorin?

Për pjesën më të madhe jo, përveç fëmijëve 6 muajsh. Kremrat e diellit kanë kimikate të ndryshme që fëmijët shumë të vegjël nuk i përballojnë dot. 6 e sipër, ama, mund t’i përdorin ato në mënyrë të sigurt.