Shëndetësi

Mjekët: Heqja e sheqerit nga dietat mund të prishë funksionin e zorrëve

Shpesh i denigruar si shkak i prishjes së dhëmbëve, diabetit dhe madje edhe plakjes së parakohshme, sheqeri është gjithsesi një komponent i rëndësishëm për një dietë të shëndetshme.

Ndërgjegjësimi gjithnjë e më i madh se alternativat e përpunuara po kontribuojnë në obezitet dhe sëmundje të zemrës ka nxitur një rishqyrtim jo vetëm të sheqerit, por edhe të kripës dhe yndyrnave shtazore, për sa kohë që ato konsumohen me moderim.

Argumentet për sigurimin e të paktën, pak sheqer në dietë janë forcuar me prezantimin e një studimi që paralajmëron se mungesa e tij “mund të jetë më e dëmshme nga sa mendohej më parë”.

“Heqja e plotë e saharozës nga një dietë me pak yndyrë, mund të prishë papritur shëndetin e zorrëve dhe të nxisë inflamacionin dhe mosfunksionimin metabolik”, tha Rasheed Ahmad, kreu i Departamentit të Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë në Institutin e Diabetit Dasman në Kuvajt.

“Ushqyerja e ekuilibruar është më e rëndësishme sesa thjesht eliminimi i sheqerit”, shpjegoi Ahmad, përpara se të paraqiste hulumtimin e tij në një konferencë të mbajtur në Çikago nga Shoqata Endokrinologjike.

Pas testeve në minj, ekipi Dasman paralajmëroi për “rëndësinë e ruajtjes së karbohidrateve të ekuilibruara dietike për të mbështetur homeostazën e zorrëve dhe imunitetin”.

Ekipi tha se e ndërmorën hulumtimin, pasi efektet e heqjes së sheqerit nga dietat ishin “kryesisht të panjohura”.

“Në planin afatgjatë, këto gjetje mund të ndihmojnë në përmirësimin e strategjive për parandalimin dhe menaxhimin e çrregullimeve metabolike, sëmundjes së mëlçisë yndyrore dhe gjendjeve kronike inflamatore”, shtoi Ahmad.

Hulumtime të tjera kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së një zorre të shëndetshme për mbështetjen e mirëqenies fizike dhe parandalimin e çrregullimeve njohëse dhe të shëndetit mendor.

Në vitin 2024, një ekip mjekësh dhe shkencëtarësh nga Universiteti i Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit, thanë se kishin gjetur “mekanizma themelorë molekularë” që lidhin bakteret e zorrëve dhe depresionin./ DPA News.

Të Ngjashme