LifeStyle

Mjekja ngre alarmin për zgjeben: Adoleshentët më të prekur, merret nga marrëdhëniet seksuale e deri te dhënia e dorës

Mjekja dermatologe Erjona Shehu ka treguar se zgjebja është rizgjuar dhe janë shtuar rastet me këtë sëmundje e cila është tepër ngjitëse.

Në një intervistë për ‘Wake up’, Shehu thotë se kjo sëmundje prek më shumë adoleshentët dhe se pacientët shkojë të vizitohen të gjithë si familje.

“Pas pandemisë ne shohim një rritje të rasteve me zgjebe. Moshat e reja preken më shumë, adoleshentët. Pacienti vjen për vizitë me gjithë familjen pas, pra kemi një grup të tërë, apo një rreth familjar sepse është ngjitëse, shumë e transmetueshme dhe kjo sjell për pasojë përhapjen në popullatë”, u shpreh Erjona Shehu.

Mjekja tregon se dikur kjo sëmundje ngjitëse vinte nga higjiena e ulët personale, por tani shihet tek shtresa e mesme dhe e lartë.

“Por tashmë ajo që na bën më shumë çudi e shohim në shtresat e mesme dhe lart. Shohim që ka një përhapje, nuk është më diferencuese apo vetëm tek masat higjienike, që ne marrim në ambientet tona. Gjëja e parë që mendohet dhe që ka të bëjë me periudhën post pandemisë ka qenë shumë të mbyllur dhe të izoluar njerëzit me njëri-tjetrin dhe zgjebja e ka specifikën e vetë që gjatë periudhës së dimrit që ne rrimë të mbyllur, ka një përhapje më të madhe, rrobat ndërrohen më pak, ka më pak efekte të diellit. Po pastaj një tjetër faktor që mendohet se ka të bëjë me zgjebën është edhe fakti që ne po shohim rezistencë karshi mjekimit tek pacientët me zgjebe. Kanë filluar të mos jenë në efikase siç kanë qenë më parë. Përgjithësisht është kontakti drejtpërdrejt fizik, një dhënie dore e zgjatur, jo dhënie dore çkemi, çfarë bërë, përqafimi, marrëdhënie seksuale, përdorimi i rrobave të një individit që është infektuar nga zgjebja, mund të jetë përdorimi i shtretërve, peshqirët, sendet personale etj. Të gjitha këto duhet të izolohen për 96 orë, të futen në një qese të zezë dhe të qëndrojnë në errësirë për 96 orë”, u shpreh mjekja Erjona Shehu.