ShowBizzz

Mjekra e Getoar Selimit habit publikun

Getoar Selimi dikur ishte një nga reperët më dominues në tregun muzikor shqiptar. Në vitet e fundit ai është shfaqur më rrallë me projekte të reja muzikore, megjithëse herë pas here ka paralajmëruar rikthime dhe risi në muzikë.

Së fundmi, Getoari ka publikuar një fotografi ku bie në sy një detaj i veçantë i pamjes së tij, shkruan “Kosovarja”.

Reperi shfaqet me një formë të pazakontë të mjekrës, e cila i jep një stil të ndryshëm nga ai që publiku ishte mësuar të shihte.

Ai prej kohësh njihet për eksperimentimin me stilin personal dhe për zgjedhjet e guximshme në pamje. Edhe këtë herë, paraqitja e tij ka tërhequr vëmendje, duke u veçuar si një tjetër element i stilit të tij karakteristik.

Të Ngjashme