Shëndetësi

Mjekut popullor Ylli Merjës, i bllokohen 4 ton bimë të paetiketuara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të shtunë bllokimin e rreth 4 ton produkteve bimore në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja, në zonën e Shkozës në Tiranë.

Aksioni erdhi pas një kontrolli të ushtruar në subjektin “Merja”.

Gjatë inspektimit u konstatuan 3984 kg bimë të thata të miksuara, të ruajtura në thasë plastikë pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa të dhëna mbi origjinën apo përbërjen.

Për këtë shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë, AKU vendosi bllokimin e menjëhershëm të produkteve dhe një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi gjithashtu mungesa e sistemit të vetkontrollit gjatë procesit të përpunimit.

Për këtë mangësi, ndaj subjektit u vendos një tjetër masë administrative me gjobë në vlerën 100 mijë lekë.

Të Ngjashme