Lajme

Modelja detyrohet të kërkojë ndjesë pasi ushqen krokodilin me një pulë të pjekur të plotë në Australi: Nuk e kisha idenë (fotot)

Një modele e njohur e rrjetit nga Queensland mburrej në një nga postimet e saj se kishte ushqyer një krokodil me një pulë të plotë të pjekur, por është detyruar të kërkojë falje për aktin e rrezikshëm.

Jayli Bonow përballet me gjobë prej $26,000 për videon tashmë të hequr nga rrjeti ku ajo mburrej se kishte ushqyer një krokodil të ujërave të kripura të lumit Russell në veri të Queensland.

Në videon 46-sekonda të gjatë zonjusha Bonow ulet në breg teksa krokodili i majmë e shikon, teksa më pas thotë: “Mendova se ishte mirë të merrja një pulë të pjekur e t’ia jepja një prej krokodilëve”.Ndërsa më pas ajo komenton se ‘sa bukur është të shikosh zvarranikun gjigant që e gëlltit pulën me një kafshatë’.

Por video e Bonow tërhoqi vëmendjen e “ministrisë së mjedisit, shkencës e inovacionit”, siç quhet entiteti përgjegjës, të cilët nisën të hetonin.

Ushqimi krokodilëve në Australi përbën rrezik për vizitorë të tjerë dhe rrit shanset e sulmeve ndaj njeriut, tha një zëdhënës i ministrisë, teksa cilësonte dhe penalizimet e mundshme për shkelësit.

“Prandaj gjobat janë rritur së fundmi për sjellje të tilla që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve, pasi ushqimi i qëllimshëm këtyre kafshëve është diçka e papërgjegjshme”.

Në shtator zyrtarët në Queensland rritën gjobat maksimale për ngacmimin apo ushqimin e krokodilëve nga rreth $6,000 në $26,000, shkruan rrjeti Daily Mail.

Modelja Bonow, nga Australia perëndimore, pas kritikave zëvendësoi videon origjinale me një tjetër ku kërkonte ndjesë, duke thënë se veprimet e saj e bënë të mësojë më shumë mbi çështjen.

“Dje mendoja se mund të ishte mirë të ushqeje një krokodil, por tani e kuptoj se kjo është budallallëk dhe e rrezikshme për krokodilët”, shkruante e reja një ditë më pas.

“Nuk e dija që të ushqesh krokodilët është e jashtëligjshme në Australia prandaj dua të sjell ndërgjegjësim për këtë çështje”

Zyrtari vendas i botës së egër Alexander Peters tha se është një zhgënjimi madh që njerëz ushqejnë krokodilët për të marrë vëmendje në rrjetet sociale.

“Të ushqesh qëllimisht krokodilët është një sjellje e gabuar dhe e rrezikshme pasi i bën kafshët të lidhin idenë e njeriut me ushqimit. Raste të mëparshme kanë treguar se kur një krokodil ushqehet ai nis t’i afrohet njerëzve të tjerë duke pritur për një vakt të dhuruar. Kjo sjell rrezik për njerëz të painformuar dhe bën që kafsha të zhvendoset nga ambjenti i saj natyral prej zyrtareve”, tha australiani sipas Daily Mail.