ShowBizzz

Modelja kosovare dhe futbollisti francez i japin fund beqarisë

Dashuria që nisi si një miqësi e qetë, tetë vite më parë, përfundoi në një nga dasmat më romantike të vitit. Aktorja dhe modelja nga Gjakova, Kleofina Pnishi, dhe futbollisti francez Benjamin Pavard u martuan në një ceremoni të ëmbël dhe intime në bregdetin piktoresk të Amalfit, Itali.

Në një rrëfim ekskluziv për Vogue Italia, Kleofina zbuloi detaje të pathëna më parë për historinë e dashurisë së tyre dhe për ceremoninë që ishte kurorëzimi i një udhëtimi emocional të përbashkët. “Gjithçka nisi si një lidhje e heshtur, një miqësi që u shndërrua shpejt në diçka të thellë,” tha ajo.

Çifti kishte një kërkesë të qartë për ditën e tyre të madhe: ta bënin çdo detaj personal, emocional dhe të vërtetë për ta. Ceremonia, e organizuar nga e njohura Silvia Bettini, ishte intime, por njëkohësisht spektakolare në çdo aspekt. “Më shumë se gjithçka tjetër, dëshironim që të ftuarit tanë të ndienin dashurinë kudo,” tha Kleofina.

Motoja e dasmës ishte “Dashuria triumfon mbi gjithçka”, një frazë që u qëndis në latinisht brenda fustanit të bardhë të Kleofinës, duke e kthyer veshjen në një simbol të ndjenjës së tyre të thellë.

Kjo histori dashurie, që kaloi kohën, distancën dhe sfidat e famës, përfundoi me premtimin e përjetshëm në një nga vendet më romantike të botës – dhe me një mesazh të qartë: dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për zhurmë, vetëm për zemër.



ks