LifeStyle

Modelja ndalohet në kufi pasi nuk njihej në pasaportën e saj, ka kryer mbi 200 operacione plastike!

Modelja braziliane Janaina Prazeres u shpall ‘gruaja perfekte’ nga Playboy norvegjez për shkak të përmasave trupore, ndërsa tani po mbush rubrikat e mediave për shkak të një incidenti që i ka ndodhur në kufi.

Modelja dhe influencuesja 35-vjeçare deri më tani ka shpenzuar mbi 900,000 euro për pamjen e saj dhe ka bërë më shumë se 20 operacione plastike.

Ajo u ankua së fundmi se u ndalua në aeroportin e São Paulo dhe i kërkuan të konfirmonte identitetin e saj. Ata nuk e besuan se ishte vërtet ajo në foton e pasaportës.

‘Gjithmonë e kam ditur se kjo mund të ndodhë sepse pamja ime ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Por në atë moment, ishte një tronditje për mua. Nuk prisni që ata t’ju ndalojnë nëse nuk keni bërë asgjë të keqe.

Zyrtarët më bënë disa pyetje dhe madje e krahasuan foton time të pasaportës me foto të tjera përpara se të më lejonin të hyja në vend’-shpjegoi ajo, duke shtuar se vendosi të rinovojë pasaportën e saj në mënyrë që përvoja e pakëndshme të mos përsëritej.

Të Ngjashme